Ferizaj, 15 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e
Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të
pandehurit G.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka
kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së
Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i
procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë,
se i pandehuri më 13.10.2021, në Ferizaj, saktësisht në banesën e tyre, pas një
mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarën nënën e tij, me dashje ka përdorur forcën
fizike ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që fillimisht e ofendon me fjalë banale, pastaj e
godet me shuplakë në fytyrë e më pas duke e kapur për krahu i shkakton dhembje në
trup, me ç ‘rast i shkakton dhimbje fizike, por e dëmtuara nuk ka kërkuar tretman
mjekësor menjëherë pas incidentit pasi që ishte në gjendje të rëndë emocionale.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës
së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të
KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)
muaj
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë
ekzekutimin e tij.