07,06,2025

I riu nga Ferizaj sulmon nënën, i shkakton lëndime trupore

Must Read


Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 01:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Ferizaj është një rast i sulmit.

Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.I (M/K) i moshës 25 vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte demoluar dhomat e shtëpisë.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img