24,01,2026

Djali rrah rëndë babain në Kaçanik

Must Read

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marrë  tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img