22,07,2025

Një qytetare në Ferizaj e gjen një portofol me para dhe e dorëzon në polici

Must Read

Gjatë ditës së sotme një qytetarja nga Ferizaj, Hyrisha Thaqi, në rrugën “Gjon Serreqi” në këtë qytet, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Në njoftimin e policisë thuhet se 53-vjeçarja portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Institucionet në Ferizaj bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, ka mbajtur sot...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img