22,12,2024

Zëdhënësi i KEDS’it: Nuk kam thënë se do të rritet çmimi i rrymës

Must Read

Sot në media u raportua se zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka paralajmëruar rritje të faturave të energjisë elektrike, që sipas tij, vjen si pasojë e rritjes së importit të energjisë elektrike e cila ka mbërritur çmime stratosferike.

Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vetë Buzhala i cili ka thënë se është keqinterpretuar nga KTV për deklaratën e tij, shkruan Reporteri.net

“Sot jam keqinterpretuar nga KTV dhe kompania Koha. Për çmimet e energjisë elektrike kam thëne qe nuk mund te spekulojmë se çka do te ndodhe pasi varet nga shume faktorë, për te cilën do te vendosin akterët energjetik. As unë, as KEDS ne asnjë rrethane nuk kemi paralajmëruar rritje te çmimit. Ju lutem merreni këtë si deklarate zyrtare”, tha Buzhala.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img