07,08,2025

Memli Krasniqi: Ferizaj krenohet me punën e Agim Aliut, qytetarët pa dallim do ta votojnë përsëri atë

Must Read

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Ferizaj, ku ka diskutuar rreth vizionit të kësaj partie dhe kryetarit Agim Aliu për vazhdimin e qeverisjes së mirë në këtë komunë.

Krasniqi, në një postim në facebook është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e Ferizajt, janë krenarë me Agim Aliun, i cili është bërë shembulli më i mirë i një kryetari punëtor, të përkushtuar dhe transparent, si dhe shembulli më i mirë i qeverisjes së hapur, zhvillimore dhe transformuese në nivein lokal.

“Vizioni i Agim Aliut për një qytet të bashkuar, me infrastrukturë moderne, kushte ideale për biznes e banim për secilin, është jetësuar falë punës së tij të jashtëzakonshme gjatë këtij mandati. Pikërisht për këtë, qytetarët e Ferizajt, pa dallime politike e partiake, e duan prapë Agim Aliun në krye të komunës”, shkruan Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img