17,05,2024

Zihet keq në rren kandidatja e LVV për Ferizaj

Must Read

Kandidatja për asambleiste në Komunën e Ferizajt në radhët e Lëvizjes Vetëvendose, në një debat televiziv është ‚kapur‘ në rrenë duke u munduar ta akuzojë Kryetarin aktual, Agim Aliu për rregullimin e një tenderi.

Moderatorja e ka pyetur kandidaten e VV’së nëse ka argumente se një tender i tillë është rregulluar, por kjo e fundit ka thënë se nuk ka një argument të tillë megjithatë është diskutuar brenda VV’së, përcjellë Periskopi.

“Jo argumente të sakta nuk kam, mirëpo unë e ceka që garoj për herë të parë si kandidate për asamble, mirëpo ne patjetër I diskutojna këto mbrenda Lëvizjes dhe këtë e kam prej Lëvizjes”, tha kandidatja për asambleiste  të Ferizajt, Edona Hajrullahu.

Ajo shtoi se ndonëse nuk ka argumente të sakta por që këto i dinë qytetarët.

Në lidhje më këtë gazetaria e emisionit iu drejtua duke i thënë se nuk mund të flasë në emër të qytetarëve por që duhet  të ketë argumente të sakta.

Video Player

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img