Kryetari i nëndegës së LDK-së Mr. Burim Ugzmajli gjatë ditës së sotme ka vizituar kryetarin e Ferizajt Agim Aliu ku i ka ofruar mbështetjen e tij në zgjedhjet lokale të Tetorit.
Ugzmajli ka thënë se pavarësisht subjektit që i takon, se ka vendosur që në zgjedhjet e Tetorit të mbështesë Agim Aliun për kryetar të Ferizajt.
Në një prononcim për Ferizajpress, Ugzmajli ka thënë se ajo që e ka shtyrë që të mbështesë kryetarin Aliu është puna e tij gjatë këtij mandati, i cili me angazhimin, guximin dhe vendosmërinë e tij ka ndryshuar Ferizajn.
“ Kryetari Aliu, me punën e tij ka arritur të fitoi besimin e qytetarëve. Për këto katër vite ai bëri ndryshime si askush më parë në Ferizaj, por edhe në gjithë Kosovën. Jam i bindur që me këtë ritëm do të vazhdojë dhe të gjitha ato që deri më tani ka prezantuar për projektet në mandatin e ardhshëm do ti bëjë realitet. Kjo është arsyeja që do ta mbështesë jo vetëm unë por ftojë të gjithë ata që e duan Ferizajn ta përkrahin dhe te kemi një Ferizaj ashtu si e duam dhe të jemi krenar që jemi pjesë e Ferizajt” ka thënë Ugzmajli.
Burim Ugzmajli është edhe drejtor në shkollën e fshatit Jezerc dhe njihet si përkrahësi më aktiv i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale.