18,01,2025

Fushatë sensibilizuese për punësim në Policinë e Kosovës

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 ka nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.

Policia , në prani të medieve lokale ka shpërdanë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës , ku janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.

KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM:

• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

• Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

• Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

 • Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

 • Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

• Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

• Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:

• Formulari i aplikimit ;

• Kopja e diplomës ;

• Dëshmi për kualifikime të tjera ;

• Certifikata e lindjes ;

• Vërtetimi që nuk është nën hetime ;

• Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës ;

• Një fotografi të formatit 5×5 dhe udhëzime tjera mbi testimin .

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre.

Ky aktivitet u mbajt në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ‘’, në qendrën ‘’Village & Shoping ‘’ dhe në fshatin Dubravë , tek komuniteti ashkanlinjë në Ferizaj.

Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të rajonit  të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img