17,07,2025

Ndërron jetë neuropsikiatri i njohur ferizajas Dr.Muharrem Asllani

Must Read

Ka ndërruar  jetë mjeku i njohur ferizajas,  specialist i neuropsikiatrisë Dr. Muhrrem Asllani.

Me këtë rast familjen e ka ngushëlluar edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialist i psikiatrisë, ferizajasit shembullor, mikut tim e shumë të dashur për të gjithë, Dr. Muharrem Asllani” ka shkruar Aliu.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialist i psikiatrisë, ferizajasit shembullor, mikut tim e shumë të dashur për të gjithë, Dr. Muharrem Asllani.

Vepra e tij e shumëanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

Ngushëllime të sinqerta familjes Asllani, kolegëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të të ndjerit, qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img