01,07,2025

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Must Read

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 19 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa, nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekje prurës. Derisa 1.269 persona janë shëruar, 12.464 raste vazhdojnë të mbeten aktive me COVID-19.

Kurse 18.960 doza të vaksinës kundër koronavirusit janë administruar në 24 orët e fundit. Në anën tjetër prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,129,250 doza të vaksinës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img