06,05,2024

Aliu: Besoj që qytetarët e Ferizajt të vlerësojnë punën time, dhe projektin tim të ri

Must Read

ryetari i Ferizajt, dhe kandidati i PDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Agim Aliu ka thënë se ai pret nga qytetarët të vlerësojnë punën e tij në mandatin e parë, dhe te besojnë në projektin e tij të ri, për mandatin e dytë.

“Unë jam munduar të bëj punën time, dhe atë çfarë kam shpalosur para qytetarëve në vitin 2017, në segmente të caktuara që kam realizuar, sigurisht se ka mbetur pa u folur edhe për shumë projekte të realizuar që nuk kanë qenë pjesë e projekteve të premtimeve të mia, po gjatë mandatit tim me këmbëngulje që kemi pasur për ti realizuar kemi siguruar fonde, dhe unë besoj vetëm tash ata qytetarët tanë të vlerësojnë këtë punë, dhe njëkohësisht përveç punës që ne kemi bërë po ashtu të besojnë edhe ne projektin tim të ri, pikërisht përmbushjen e një vizioni, pasi që në kemi ndërtuar një vizion afatgjatë për Ferizajn, dhe vizioni im është përtej një mandati, e kam thënë edhe në zgjedhjet e 2017-tes”, tha Aliu, në Prime Time, në Kanal10. /PORTALI.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img