18,11,2025

14 qytetarë humbin betejën me virusin, 583 raste të reja me Covid-19. Në Ferizaj 42 raste

Must Read

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se 14 persona kanë humbur jetën nga virusi korona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër virusit korona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të v aksinës.

Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të humbjeve të jetës.

Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

Në total numri i rasteve aktive është 18.548.  

                     

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img