03,07,2025

30 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen edhe 685 raste të reja

Must Read

30 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar dhe 685 raste të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 384 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 995 mijë e 930 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20 mijë e 646 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 19 mijë e 923.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

10 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB?fbclid=IwAR3vibXnsSgdsUNkKe9BdSPsPeewMkaxy_QLhz2ofDudrJ8rOXUHhTIi0pk

Mbani maskat!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img