28,04,2024

71-vjeçari nga Ferizaj tejkalon në vijë të plotë derisa ishte me udhëtarë, gjobitet

Must Read

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 71-vjeçar i cili ka tejkaluar në vijë të plotë, raporton Express

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjet me të cilin po bartte udhëtarë, në momentin kur ka tejkaluar në vijë të plotë, ndërkaq një qytetar e ka fotografuar dhe ia ka dërguar policisë informatën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj, në fshatin Koshare të Ferizajt . Kjo informatë, me foto (sekuencë) është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë “, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se i dyshuari e ka pranuar kundërvajtjen.

“Policia, e ftoi qytetarin B.B (M/SH/K)M, 71 vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img