Humb një burrë në Ferizaj, kërkohet ndihma e qytetarëve për ta gjetur

Must Read

 Ka gjashtë ditë që familja e Agron Toblit, e cila jeton  në Ferizaj, është e shqetësuar për fatin e anëtarit të familjes së tyre.

Agron Tobli, është rreth moshës 38 vjeçare, por me sëmundje psikike. Ai ka dal nga shtëpia para gjatë dite dhe familjarët nuk kanë asnjë informatë për te.

Për këtë rast është lajmëruar edhe Policia në Ferizaj por ende nuk ka asnjë informatë.

Rastin e ka lajmëruar motra e Agronit dhe lutë të gjithë ata që e shohin të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë ose familjarët në numrin e telefonit +38345627242.

“Agroni është nga Shqipëria, por edhe për shkak të sëmundjes e ka problem të kthehet në shtëpi pa ndihmën e dikujt. Prandaj do tu jemi mirënjohës të gjithë atyre që do të na japin ndonjë informatë për vendndodhjen e tij” ka thënë motra e Agronit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Jona Arifi u zgjodh “Vullnetarja e Vitit 2025”

Në kuadër të agjendës për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosova, është mbajtur ceremonia e shpalljes së “Vullnetari...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img