20,06,2025

Asfaltohen disa rrugica që lidhen me rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në zonën urbane

Must Read

Punimet në finalizimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane, po vijojnë pa ndërprerje. Së fundmi janë asfaltuar disa nga rrugicat që lidhen me rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, investime këto të planifikuara në kuadër të programit për përmbylljen e infrastrukturës rrugore në zonën e qytetit.

Janë edhe projekte të tjera për asfaltimin e rrugëve në qytet, që po zhvillohen tashmë dhe të reja që do të nisin këtyre ditëve, bëri të ditur drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, i cili shtoi se me realizimin e projekteve në kuadër të këtij programi, pothuajse mbyllet cikli i investimeve në asfaltimin e rrugëve e rrugicave në qytet, program ky i realizuar gjatë gjithë këtij mandati qeverisës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Azemi: Dje dhe sot Ferizaj s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje

Kreu i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shkruar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img