08,01,2026

Pas masave të Qeverisë, Kryetari i Ferizajt lajmëron se nuk do të mbajë të pame për babain e tij

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se nuk do të organizojë pritje për ngushëllim për vdekjen e babait të tij, Muharrem Aliut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Ferizajt nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka thënë se përkundër se ishte në planifikim, për shkak të masave të reja ka vendosur ta anulojë organizimin për pritje për krye shëndoshë.

“Me vendimin e pak ore më parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, ndalohen pritjet për ngushëllime (të pamet), andaj pavarësisht se kishim planifikuar dhe njoftuar pritjen për ngushëllime në respekt të kujtimit të babait tim, Muharrem Aliu, jemi të detyruar ta anulojmë atë, në respektim të masave mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Ferizaj në gatishmëri të plotë për situatat emergjente

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizaj ka qenë në gjendje të plotë gatishmërie përballë kushteve të vështira...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img