Pesë persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Firajë të Shtërpcës.
Sipas zëdhënësit të Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, personat kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht janë duke u trajtuar.
Sipas Veselit, me rastin tash është duke u marrë Njësia e Hetimeve.
“Në ora 13:00 në rrugën magjistrale që qon në Shtërpcë tek vendi u quajtur ” Ura e hekurt” afër fshatit Firajë , ka ndodhur një aksident trafiku , të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime kanë pësuar 5 persona të cilët janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore. Të njëjtit nuk i kanë lëndimet e rënda , ata po trajtohen akoma atje. Në vendin e aksidentit ka dalur Njësia e Hetimeve të Aksidentit”, ka thënë Veseli