30,01,2026

Arrestohet një person në Ferizaj, i konfiskohet edhe një pushkë gjuetie

Must Read

Njësia e Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,

mbrëmë rreth orës 22:30 në një fshat të Ferizajt, derisa ishte në pikë kontrolli, ka ndaluar një automjet civil të udhëtarëve, me targa vendore dhe gjatë kontrollimit , shoferit iu është gjetur në automjet një pushkë gjuetie me 3 fishek.

Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq

është konfiskuar edhe arma .

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit kujdestar ,të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari L.E (M/K) i moshës 23 vjeçar , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’

Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img