Gjatë javëve të fundit është raportuar rritje enorme e rasteve pozitive me koronavirus, dhe numrit të viktimave.
E për këtë gjendje të rënduar, është zhvilluar takim mes kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, drejtorin e departamentit të sallave të dasmave, Driton Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.
Ata kanë njoftuar se arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti pritet të hynë në fuqi.
Këto janë disa nga masat që do merren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit./gazetametro.net
Njoftimi i plotë nga kjo Odë: