29,11,2024

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 23 Gusht 2021– Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vr asja e rë ndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S.,më 22 Gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër D.K., ka ushtruar dhu ne psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndj erës, ku, me këtë rast i njëjti (A.S.) ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kryerjen e veprës pen ale, gjegjësisht në vde kjen e të ndje rës, ku​ më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pand ehurit ikin në drejtim të panjohur, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vra sja e rë ndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit  Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri A.S me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img