07,01,2026

20 vjeçarja që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ka shenja dhu ne

Must Read


Në trupin e 20 vjeçares e cila sot ishte sjellë pa shenja jete në qendrën emergjente në Ferizaj ka shenja të dhu nës në trupin e saj.
Kështu kanë bërë të ditur për KALLXO.com burime brenda Prokurorisë së Ferizajt dhe brenda Spitalit të Ferizajt, në të cilin të dyshuarit e kishin lënë vik timën.
Sipas këtyre burimeve trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion.
Sot në spitalin e Ferizajt, një 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete.
Vik timën deri tek spitali e kanë dërguar dy të dyshuar të cilët sipas prokurorisë janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Audi me targa nga Zvicra.
Prokuroria ka konfirmuar për KALLXO.com se fotografitë e të dyshuarve janë shpërndarë nëpër pikat kufitare dhe nëpër drejtoritë e policisë.
Deri më tani nuk është identifikuar vik tima e as personat e dyshuar që e kanë sjellë atë në spital.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një person nuk i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik. Më datë 05.01.2026,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img