27,11,2024

Aksident komunikacioni me fatalitet. Humb jetën 18-vjeçari në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Must Read

Një 18-vjeçar me inicialet A.Z., ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Gjilan. Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë, 27 e 24 vjeçar.

Të lënduarit po trajtohen në QKUK, ndërsa për rastin ka dhënë detaje shtesë policia.

Sipas policisë, aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot, rreth orës 02:55 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan, në afërsi të
udhëkryqit që qonë për në fshatin Mirosale, ka ndodhur një aksident
komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa
vendore në lëvizje dhe një automjet –kamionet me targa vendore i parkuar.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte
duke lëvizur në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që qonw për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb
kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes,
godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, përvec dëmeve të shkaktuara
materiale në të dy automjetet, humb jetën pasagjeri A.Z ( M/K), i moshës 18
vjeçar, ( vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekwt në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj) , ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z ( M/K) i moshës 27 vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjecar, të cilët pasi kanë marrw ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen atje.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë
dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img