26,11,2024

Njoftim rreth vaksinimit kundër Covid-19

Must Read

Krahas shtimit të hovshëm të rasteve me COVID-19, procesi i vaksinimit anticovid në Ferizaj ka vazhduar me intensitet edhe më të lartë. Përkeqësimi i situatës aktuale epidemiologjike ka ndikuar në rritjen e interesimit të qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19. Në sallën e sportit, të shkollës “Zenel Hajdini”, ku është vendosur Qendra e Vaksinimit, gjatë dy ndërrimeve brenda një dite po vaksinohen rreth 1200 qytetarë, aq sa caktohen me termine nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më 19 gusht janë dhënë gjithsejtë 41737, doza të para dhe të dyta, në qendër dhe në terren nga ekipi mobil i vaksinimit për pacientët nën kujdes paliativ. Gjithashtu, është duke vazhduar caktimi i terminëve në linkun:  https://ekosova.rks-gov.net/Service/14 prandaj luten qytetarët që fillimisht të caktojnë terminin sipas udhëzimeve, e pastaj të paraqiten për vaksinim. Sipas njoftimit të Komitetit për Imunizim kundër COVID-19 në vazhdim, krahas kategorive të tjera të popullatës, do të bëhet edhe vaksinimi i personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimi i grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore.

Ju njoftojmë se personeli shëndetësor dhe qytetarët janë të obliguar të zbatojnë vendimin e qeverisë për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura. Andaj i gjithë stafi në qendrat e vaksinimit si dhe qytetarët që vijnë për tu vaksinuar duhet të bartin maskat gjatë gjithë kohës sa qëndrojnë në sallë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img