Ferizaj. 18 .08.2021
Kandidatja për kryetare të Komunës nga rradhët e LDK-së, sot ka filluar takimet me qytetarë në lagjet e ndryshme të qytetit.
Vizitën e parë Sibel Halimi e realizoj në lagjen Sallahane.
Sibel Halimi u shpreh, përmes rrjetit të saj social facebook:
“Sot filluam vizitat në të gjitha lagjet e qytetit të Ferizajt, që t’i dëgjojmë prej së afërmi të gjitha brengat dhe nevojat e qytetarëve.
Sallahanja është lagjja e parë të cilën e kam përzgjedhur për vizitë. Kjo lagje nuk është e para vetëm për nga numri, por edhe për nga rëndësia e përgjegjësia që e ndjej për komunitetet që jetojnë këtu.
Simulimi i vijimit të shkollimit, ofrimi i mundësive për punësim, sigurimi i banimit adekuat dhe gjithëpërfshirja e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në shoqërinë tonë, duke parandaluar segregimin dhe getoizimin e tyre, janë pika kryesore me të cilat do të merrem intensivisht në qeverisjen time.”