16,11,2025

Valon Ramadani zgjedhet kandidat për kryetar të Ferizajt nga LVV

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, pas mbledhjes së Këshillit të Qendrës në Ferizaj ka vendosur që nga ky subjekt politik, kandidat për kryetar të Ferizajt të jet Valon Ramadani.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të LVV-së në Ferizaj.

Ky është njoftimi i plotë i LVV-sê

VALON RAMADANI ZGJEDHET KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË FERIZAJT

Të nderuar qytetarë të Ferizajt, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ju njoftojmë se në mbledhjen e Këshillit të Qendrës të mbajtur sot gjatë ditës, delegatët e të gjitha fshatrave e zonave të qytetit votuan kandidatin për kryetar komune si dhe kandidatët për asamble nga rradhët tona.

Në përputhje me statutin, me shumicë votash u zgjodh kandidat për kryetar të Ferizajt, kryetari i Qendrës dhe deputeti Valon Ramadani, e poashtu u zgjodhën 20 kandidatë të propozuar nga struktura.

Në fillim të javës do të bëhet publike lista e plotë e kandidatëve për asamble.

Na priftë e mbara!

17tetor

VETËVENDOSJEPërKOMUNËN!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img