Stacioni policor në Han të Elezit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka pranuar një informacion se një person me inicialet N.I ( M/K) i moshës 57 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet K.I (M/K) i moshës 59 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri .
Në lidhje me këtë, Njësitet Reaguese të stacionit policor në Han të Elezit, kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një rrugë të qytetit në Han të Elezit dhe aty kanë hasur të dyshuarin i cili ishte edhe nën ndikim të
alkoolit.
Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar arma e zjarrit ( pistoletë e mbushur me 8 fishek) .
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarje, me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari N.I ,
lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’
Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Han të Elezit.
Must Read