Gjatë ditës së sotme kryetari i Ferizajt,Agim Aliu, ka pritur në takim kreytarin e Kaçanikut, Besim Ilazi dhe nënkryetarin Ylber Bajra.
Në këtë takim u biedua mbi ecuritë e projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e së cilës është Komuna e Ferizajt për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë.
“Sot mirëprita në zyrën time, mikun tim, Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nënkryetarin Ylber Bajra dhe drejtorin e financave, Bahri Selimi, me të cilët biseduam mbi ecurinë e projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e së cilës është Komuna e Ferizajt për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, e për të cilën pata zhvilluar muaj më parë edhe një vizitë në Hungari. Tashmë marrëveshja ka përfunduar, është në Kuvend për ratifikim, andaj bashkërisht, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që sa më parë të ratifikoj këtë marrëveshje ndërkombëtare.Realizimi i këtij projekti ndikon në trajtimin e ujërave të zeza përveç Ferizajt edhe në Kaçanik, duke i dhënë kështu zgjidhje afatgjate problematikës së deritanishme” ka shkruar Aliu në facebook.