Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,
pas një pune hetimore dhe pranimit të disa informacioneve inteligjente ,
ka arritur që, sot të arrestojë edhe dy persona tjerë nga Ferizaj, me
inicialet I.M (M/K) , i moshës 31 vjeçar dhe SH.L ( M/K) i moshës 25
vjeçar.
Ata ishin të kërkuar nga policia, nga rasti ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ therje
me thikë, që ka ndodhur me datën 01.08.2021 në ora 00:17, në një
rrugë të Ferizajt, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një person me
inicialet F.H (M/K) i moshës 38 vjeçar , i cili po trajtohet në Qendrën
Klinike Universitare në Prishtinë, ndërkaq atë natë ishte arrestuar dhe
dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari me inicialet A.D (M/K) 25
vjeçar.
Policia sot, tek i dyshuari SH.L, gjatë bastisjes kanë gjetur një armë
zjarri dhe një karikator me 13 fishek, të cilat në cilësinë e prova
materiale janë konfiskuar.
Me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ,
dy të dyshuarit I.M dhe SH.L dërgohen në mbajtje për 48 orë , ndërsa
ndaj të arrestuarit të parë A.D , nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake nga
Gjykata Themelore e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit prej
30 ditëve.
Rasti mbetet për procedim të mëtejmë hetimor, ngaqë janë edhe dy
persona të tjerë të dyshuar, e që janë në arrati.
Must Read