Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Sibel Halimin, si kandidate për kryetare të Ferizajt.
Kjo u bë e ditur nga dega e LDK-së në Ferizaj
“Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshem e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidoj zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve.
Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër.
Me këtë vendim Lidhja Demokratike e Kosovës po bën si gjithëherë edhe një histori të re.
Për këtë është garancë edhe biografia e saj e pasur dhe e pakontestuar.
Dega e LDK-së në Ferizaj dhe strukturat e saj jan mobilizuar plotësisht për ti fituar këto zgjedhje e për ta udhëhequr Komunën, ashtu siç e presin dhe e dëshirojnë kthimin e saj të fuqishëm ferizajasit. Na priftë e mbara!” thuhet në komunikatën e LDK-së në Ferizaj.