06,05,2024

Gënjeu policinë se ia vjedhën kuletën me 11 mijë euro: Gjykata e dënon I.A

Must Read


Është dënuar me 200 euro gjobë, I. A, i cili akuzohet se kishte lajmëruar rrejshëm në polici se dikush ia kishte vjedhur kuletën me 11 mijë e 400 euro pasi kishte shitur shtatë krerë lopë në pazar
Aktgjykimi dënues ndaj I.A është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga gjyqtari i çështjes, Imri Sejda.

I.A është ngarkuar me shpenzimet e procedurës dhe atë 20 euro paushall gjyqësor dhe 30 euro për kompenzimin e viktimave të krimit.
Sipas aktakuzës, I. A akuzohet se më 15 maj 2021 rreth orës 15:00 në stacionin policor në Ferizaj, kishte lajmëruar tek personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur se është kryer vepra penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse e kishte ditur se vepra nuk ishte kryer.

Në atë mënyrë që i pandehuri kishte lajmëruar kinse kishte qenë në tregun e kafshëve ku kishte shitur shtatë krerë lopë një personi në vlerë prej 11,400 euro, nga aty kishte shkuar në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, i njëjti me të arritur tek “Viva Fresh Store” kishte vërejtur se persona të panjohur i kishin marrë kuletën së bashku me paratë.

Me këtë ka kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga neni 382 paragrafi 4 të KPRK-së./Betimipërdrejtësi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img