10,04,2025

Falja e namazit të Kurban Bajramit në Nikadin të Ferizajt u bë në xhaminë 500 vjeçare

Must Read

Falja e namazit të Kurban Bajramit, në Nikadin të Ferizajt, u bë në xhaminë që besohet të jetë 500 vjet e vjetër.

Objekti që kishte dalë nga funksioni me dekada u renovua e tash vihet në funksion për dy festat më të rëndësishme të myslimanëve.

Iniciatorë për ta rregulluar ishin Januz Mustafi dhe Ibush Berisha që tashmë është i ndjerë.

Imami Ibrahim Beqiri tha se është ndjenjë e papërshkrueshme që të jetë para xhematit në vendin që i janë drejtuar Zotit lutje për shekuj me radhë.

Të lumtur me faktin se mund të falen në këtë vend janë edhe të moshuarit të cilët kujtojnë rininë e tyre në këtë xhami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img