26,12,2024

Për shkak të Bajramit, shtyhen terminet për vaksinim

Must Read

Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.

“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit  ku i kanë marrë edhe dozat e para.

Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img