05,12,2024

Kosina tërë verën pa pikë uji, banorët i drejtohen prokurorisë së Ferizajt

Must Read

Banorët e fshatit Kosinë të Ferizajt përmes një shkrese i janê drejtuar Kryeprokurorit të Ferizajt që të nisë hetimet në lidhje me ujësjellësin e këtij fshati.

Banorët e këtij fshati kanë dyshime se ka keqpërdorime të sistemit të ujësjellësit në këtë zonë.

Dyshimet e banorëve janë se dikush po e ndërron rrjedhën e ujit dhe po e orienton në favor të bizneseve.

Kjo është kërkesa e plotë e banorëve të fshatit Kosinë drejtuar Kryeprokurorit ne Ferizaj, Shukri Jasharit.

I nderuar Prokuror z. Jashari:
Në cilësinë e banorëve të fshatit Kosinë, po jua adresojm disa shqetësime dhe dyshime rreth keqpërdorimit të sistemit të ujësjellësit në zonën tonë , që për pasojë ne nuk kemi ujë as edhe një minut të vetëm brenda ditës.
Dyshimi qëndron që po i ndërrohet rrjedha e ujit përkatësisht po keqperdoret nga individë brenda Kompanisë Bifurkacioni , në favor të disa bizneseve ( moteleve ) që aferojnë në fshatin Muhoc, e që ne banorët e fshatrave Lloshkobare, Kosinë, Slivovë e Koshare po i bartim pasojat.

Presim veprime konkrete, sepse gjatë tërë verës nuk kemi uje.
Banorët e Kosinës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img