Dy festivalet më të vjetra në Ferizaj, mbase edhe në Kosovë, janë jashtë listës përfituese MKRS 2021:
Kosovarja Këndon – 49 vjet
Festivali i Teatrove 51 vjet
Jashtë listës mbetet edhe SHAF “Zef Kolombi” (51vjet) me disa projekte kulturore të kalendarit vjetor.
Natyrisht kjo nuk do t’i ndal realizimet e këtyre manifestimeve, por do të ketë vështirësitë e veta.
Këshillojmë MKRS-në që të ketë qasje të veçantë ndaj grupeve të vjetra kulturore me traditë, mbase ndoshta edhe jashtë këtyre thirrjeve publike.
Rikuktojmë se Festivali “Kosovarja Këndon” dhe “Festivali i Teatrove” janë në proces të futjes në listën për mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore të MKRS-së.
MKRS nuk e njeh HiTHi – n
Se Shoqatës së Karikaturistëvë HiTHi nga Ferizaj nuk po i ecë puna me mbështetje nga MKRS, e dëshmon edhe ankesa e fundit në adresë të saj, e cila si përherë, ra në vesh të shurdhër. As këtë herë, Festivali Ndërkombëtar të Karikaturës Ferizaj 2021 – Edicioni i Shtatë, nuk u mbështet finaciarisht nga kjo ministri!
Që nga viti 2015 e këndej, në Ferizaj janë organizuar ekspozita të cilat janë vizituar nga mijëra artdashës, që kanë sjellë qindëra artistë kulminantë nga shumë vende të botës.
1/ Në vitin 2019 morën pjesë 317 autorë nga 51 vende, prej tyre 51 femra. Nga ky numër i femrave, 49 morën pjesë në garë kurse 2 ishin anëtare të jurisë. Numri i përgjithshëm i karikaturave ishte 1350.
2/ Në vitin 2020, në adresë të HiTHi – t mbërritën 1650 karikatura nga 360 autorë (78 femra, 282 meshkuj), nga ata 47 nën moshën 18 vjeç, nga 53 vende.