Komuna e Ferizajt, ka të nënshkruar marrëveshje me organizatë joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” në kuadër të së cilës parashihen një varg aktivitetesh vetëdijësuese rreth antigjipsizmit.
Kjo marrëveshje parasheh ngritjen e njohurive kundër antigjipsizmit ai formë specifike e racizmit dhe edukimi për pasojat me të cilat përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Tashmë kanë filluar sesionet në kuadër të kësaj nisme, rezultatet e së cilës kanë impakt të drejtpërdrejt në edukimin dhe trajtimin shoqëror të komuniteteve joshumicë të lartcekura.