11,12,2025

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj -Kaçanik, dy persona të lënduar

Must Read

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt,Kanun Veseli.

“Sonte rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik në hyrje të Kaçanikut,ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve . Përveç dëmeve të shkaktuara materiale të të dy automjeteve, lëndime trupore marrin dy drejtuesit . Pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj , të njëjtit dërgohen në QKUK për mjekim të mëtejmë”, tha Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img