AAK e cakton Arben Halilin si kandidat për kryetar të Ferizajt
Haradinaj në një shkrim në Facebook ka thënë se kandidat për komunën e Ferizajt është Arben Halili.
“Arben Halili është kandidati i Aleancës për kryetar të Ferizajt. Ai së bashku me qytetarët do të qeverisin për ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik, ashtu siç ka punuar deri më tani me shumë përkushtim, në detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. Arbeni ka Master në Shkencat e Biologjisë dhe ka punuar kohë të gjatë në arsim”, ka njoftuar Haradinaj.
Ky është shkrimi i plotë:
Arben Halili është kandidati i Aleancës për kryetar të Ferizajt. Ai së bashku me qytetarët do të qeverisin për ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik, ashtu siç ka punuar deri më tani me shumë përkushtim, në detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. Arbeni ka Master në Shkencat e Biologjisë dhe ka punuar kohë të gjatë në arsim. Në Ferizaj, qytetin me veprimtari të madhe ekonomike, përkushtimi i tij kryesor do të jenë punësimi, shëndetësia, arsimi, apo me një fjalë, që jeta e qytetarëve të jetë më e mirë, që shërbimet për ta, të kryhen ashtu siç e meritojnë ferizajasit.
Gjatë qeverisë së Aleancës, ne kemi pasur kujdes të veçantë për investime në këtë pjesë, veçanërisht me projektin për Bashkimin e Qytetit, që ndahej nga hekurudha, e shumë investime të tjera. Ashtu edhe do të vazhdojmë, me programin më të mirë qeverisës dhe me ofertën më të mirë kadrovike, kryetarin Arben Halili dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.