21,04,2025

Gjobitet qytetari për parking të parregullt

Must Read


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura
policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të
udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt
në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt .Kjo informatë, me foto u
dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.
Policia, e ftoi qytetarin G.V (M/SH/K) 24 vjeçar, në stacionin policor të
Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë
mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon
qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për
kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin
rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Iu dha lamtumira e fundit gazetarit ferizajas Sylejman Shaqiri, ish Drejtorit Gjeneral të RTK-së

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur ferizajas, ish drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img