27,12,2024

Policia dhe të rinjtë e Ferizajt me fushatë vetëdijesuese për parandalimin e aksidenteve

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i
të Rinjëve të Ferizajt’’ ,sot në ora 15:00 , realizoi një fushatë sensibilizuese
dhe solidarizuese, për vik timat e aksidentit të datës 06.06.2021, që ndodhi në fshatin Koshare të Ferizajt , e që humbën jetën 5 qytetarë tanë.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i drejtuesve, të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion , aksidente, që e përcollën vendin tonë.
Aktiviteti u mbajt në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’ në Ferizaj , afër palestrës së
sporteve ‘’Bill Clinton’’ , rruga Ferizaj– Shtime.
Tridhjetë e shtatë aktivistë ( 37) dhe disa policë mbajtën në duar shkronjat e 5 emrave të vik timave në aksidentin fatal dhe disa porosi/thirrje (pankarta) për të respektuar shenjat dhe rregullat e komunikacionit.


Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë dhe shoqërisë civile , që të zgjojnë
vëmendjen dhe të ndërgjegjësojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shtojnë kujdesin e tyre , që aksidente të tilla të mos na përsëriten më.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img