18,11,2024

Lirohet nga akuza H.S. i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë

Must Read


Ferizaj, 17 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim lirues ndaj
të pandehurit H.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së
Prokurorisë Speciale, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 9
të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas
mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave,
fjalëve përfundimtare, nuk ka gjetur se në veprimet e te pandehurit manifestohen
elementet e veprës penale për te cilën akuzohet, andaj të njëjtin e ka liruar nga akuza për
veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 9 të KPRK-së.
I pandehuri H.S. akuzohet se i shtyrë nga motive të ulëta, me dashje ka privuar nga jeta
tani të ndjerin N.Sh., ish kryeshef i Policisë së Kosovës, në periudhën e paraluftës në
Kosovë, në atë mënyrë që më 21.10.2004, në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, derisa i
ndjeri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, i njëjti me armë ka shti disa herë në drejtim të
tij dhe me atë rast nga lëndimet e marra vdes në vendin e ngjarjes, ndërkaq i pandehuri
ikë nga vendi i ngjarjes mirëpo, në vendin e ngjarjes i mbetet portofoli me dokumentet
personale dhe atë: letërnjoftimi, patent – shoferi dhe disa fotografi personale.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15)
ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës
së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img