02,05,2024

Ferizaj: Aksioni kundër lëmoshë kërkuesve, ndalohet 83-vjeçari me 1150 euro në xhep

Must Read

Policia e Ferizajt, në kuadër të aksionit për të ndaluar lëmoshëkërkuesit, e ka ndaluar 83 vjeçarin me iniciale S.XH tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro.

Ndaj të moshuarit është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje derisa edhe paratë i janë konfiskuar përkohësisht, deri në një vendim tjetër, pas konsultimit me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka paralajëmruar se do të vazhdojë këtë aksion, derisa ka apeluar tek qytetarët që nëse hasin në lypësarë  të njoftojnë menjëherë policinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img