28,11,2024

Studenti që e përfundoi mjekësinë me të gjitha 10-a, përpos një 9

Must Read

Prej i vogël, Albion Luzha ishte lehtë i dallueshëm ndër të gjithë nxënësit e klasës.

Insistimi i tij që gjithnjë të ishte më i miri dhe me notat më të larta në mësime tashmë ishte bërë shprehi për të.

24-vjeçari tashmë është një nga doktorët më të rinj që ka të punësuar Qendra e Mjekësisë Familje (QMF) 2 në Ferizaj.

Ai ia doli të përfundonte studimet në mjekësi në kohë rekord në një moshë të re, me të gjitha notat 10-a, përpos një 9-she.

Mesatares së lartë të notave ia prishi vetëm një 9-she në lëndën e patologjisë.

Që ta kishte gjithë këtë sukses në mësime, Albioni thotë se është angazhuar shumë, mirëpo që kohën kishte ndarë edhe për shoqërinë e tij.

Albioni vendosi të studionte mjekësinë dhe të ndjektë hapat e babait tashmë të ndjerë, i cili po ashtu kishte qenë specializant i mjekësisë familjare.

Edhe pse Albioni tashmë punon si mjek i përgjithshëm në QMF, ai tregon se kur u kryen shërbimin pacientëve dhe kur e shohin ata që ai është aq i ri në moshë ende vazhdojnë të habiten.

Pavarësisht arritjeve të tij, megjithatë, doktori thotë se pretendon të dalë jashtë vendit për t’u avancuar edhe më tej.

E krejt në fund, Albioni thotë se shteti duhet të angazhohet edhe më tej që t’i mbajë afër profesionistët e tillë dhe të punohet edhe më shumë në fushën e shëndetësisë, transmeton Koha.net.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img