27,11,2024

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me 381 euro

Must Read

Mbrëmë , rreth orës 23:50, një qytetar i Ferizajt Osman Lohaj, 21 vjeçar, me profesion kamarier, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , para Emergjencës Primare në Ferizaj .

Portofoli i përkiste Çlirim Asllanit 22 vjeçar nga Ferizaj. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 381 euro dhe dokumentet e tij), njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Osman Lohaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img