15,08,2025

Ferizaj: Mbahet festivali “Fëmijët e Gëzuar”

Must Read

Këtë të shtunë në teatrin e qytetit “Adriana “në Ferizajt, është mbajtur edicioni 33 i Festivalit të këngës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar 2021”.

Hapjen zyrtare të këtij festivali e bëri drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë festival tashmë tradicional në qytetin e Ferizajt.
Ndërsa drejtori i këtij festivali Nazmi Aliu, është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë përzgjedhjen e fëmijëve për të marre pjesë në këtë festival për shkak se të gjithë fëmijët ishin shumë të veçantë.

Festivali është mbajtur në kuadër të “Ditëve të Kulturës”, ndërsa për nesër është planifikuar që të mbahet edhe një ecje nga sektori i rinisë në bashkëpunim me shoqatat bjeshkatare të komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img