Ka ndërruar jetë veterani, invalidi i UÇK-së Osman Behluli.
Kryetari i Ferizajt Agim Ali dhe OVL e UÇK-së kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjarêve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të njohurve të Osman Behlulit.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të veteranit/invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Osman Behluli.
Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Behluli, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të luftëtarit të lirisë, veteranit të UÇK-së, Osman Behluli na pikëlloi pa masë të gjithëve. Vepra e tij e lavdishme për lirinë e truallit stërgjyshor, bashkë me kujtimin e sakrificën e tij, do të mbeten përherë të skalitura në faqet e lirisë së Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Behluli, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.
Njoftimi i OVL e UÇKsë në Ferizaj
Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani/invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – OSMAN BEHLULI.
Me dhembje morrëm lajmin e rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëluftëtarit Osman Behluli, ngushëllime gjithë bashkëluftëtarëve, ngushëllime familjes Behluli!
Varrimi i të ndjerit bëhet sot 30.05.2021, në ora 18:30, në varrezat e fshatit Dramjak.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës bashkëluftëtari ynë!