22,11,2024

Vazhdon të jetë i ndaluar organizimi i ekskursioneve nga nxënësit dhe stafi mësimorë

Must Read

Qeveria ka marrë vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj.

Ndër këto masa janë edhe rregullimi i punës së shkollave dhe institucioneve tjera arsimore

“Institucionet publike dhe private të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit”.

Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.

Ndërsa një pikë tjetër përmend edhe ndalesën e organizimit të aktiviteteve jashtë mësimorë, siç janë ekskursionet etj.

“Të gjitha institucioneve publike dhe private të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimorë, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve”, thuhet në vendim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img