24,05,2025

Diplomoi gjenerata 2020/2021 e Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj

Must Read

Në ambientet e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj u mbajt Ceremonia e Diplomimit të Maturantëve të Gjeneratës 2020/2021 të kësaj shkolle.

I pranishëm në këtë ngjarje të veçantë ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani i cili në fjalën e tij tha se arsimi profesional paraqet një orientim të duhur për profesionistët e rinj në tregun e punës, pikësynim ky edhe i politikave arsimore në nivelin lokal, me ç’rast edhe uroi maturantët në këtë ceremoni diplomimi.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe ekzpozita me punimet e diplomimit të nxënësve, kjo në kuadër të pjesës praktike të Testit të Brendshëm i cili mbahet për shkolla profesionale.

Ky Diplomim publik  i maturantëve bëhet me qëllim të rritjes së frymës garuese mes nxënësve dhe rritjes së kreativitetit të tyre professional.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Digjet kamioni në dalje të autostradës, bllokohet dalja në drejtim të Fushë-Kosovës

Një kamion i cili është djegur gjatë orëve të hershme të ditës së sotme ka bllokuat daljen nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img