Rreth orës 21:20 në sheshin e Ferizajt ka ndodhur një përleshje mes tre personave , ku për pasojë janë lënduar dy prej tyre.
Rastin e ka konfirmuar për Ferizajpress edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Rreth orës 21:20 në sheshin e Ferizajt janë përfshirë në një rrahje tre person, ku dy prej të cilëve kanë marrë lëndime trupore. Dy prej tyre pas trajtimit mjekësor janë dërguar në stacionin policor për tu intervistuar. Ndërsa personi i tretë nuk është paraqitur në polici. Dy personat pas intervistimit , me vendim të prokurorit shkojnë në mbajtje për 48 orë, Është vërtetuar se gjatë kësaj përleshje është përdorur një mjetë i mprehtë dhe një shufër metalike. Prokuroi më këtë rast ka vlerësuar se janë shkaktuar lëndime të rënda trupore” ka thënë zëdhënësi Kanun Veseli